Ç’është kjo që ke bërë?’, si reagoi gruaja e Tan Bramës kur pa kërcimin sensual me Monika Lubonjën

Një nga momentet më të përfolura nga ditëlindja e Monikës ishte kërcimi i saj sensual me koreografin dhe ish-banorin e “Big Brother VIP”, Tan Brama, dyshja performoi në një karrige dhe ky moment u bë viral kudo në rrjet.

Tani ka folur lidhur me këtë kërcim ditën e sotme dhe tregoi si reagoi bashkëshortja e tij, “Ç’është kjo që ke bërë?” e kishte pyetur partnerja dhe Tani ishte munduar të kalonte situatën me qetësi dhe sportivitet.

“Ishte Freestyle dhe nuk e kishim përgatitur, po mendonim çfarë të bënim ndonjë gjë ndryshe, ikisha thënë dikur se nuk dinte të kërcente por aty më ndiqte shumë bukur, duhet ta kishim bërë që në shtëpinë e “Big Brother VIP”, kur pashë karrigen dhe muzikën në sfond thashë ‘Do bëjmë këtë gjë’, përveç pak komenteve negative, duket se e kanë pëlqyer njerëzit.

Kurse gruaja më tha: “Ç’është kjo, ç’ke bërë? Kishe bërë super kërcim mbrëmë,” Unë nuk i kisha thënë gjë por e kishte parë, i thashë: “Gjëra të thjeshta, duhej të kishte ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, po të ishte e fshehur, nuk do e bëja”, tregoi Tani i ftuar në “Breaking” në Top News.