Çfarë bën japonezi me gazetën pasi e lexon?

Ku përfundojnë gazetat e djeshme?

Në Japoni ka një ide të re, që lë prapa edhe atë të riciklimit të letrës. Ideja e “Mainichit”, një prej të përditshmeve japoneze më të vjetra dhe më të shitura është që ta shndërrojnë gazetën e vjetër në një pemë të re.

Kështu ka lindur “Green Newspaper”, të cilën sapo ta lexosh mund ta grisësh në copa dhe ta vendosësh në një vazo me dhe.

Pasi ta ujitësh, duhet thjesht të presësh që një bimë të mbijë.

Me një tirazh prej 5 milionë kopjesh, gazeta jeshile duket se është një ide e mirë për të mbrojtur mjedisin./InfoKosova/

Shiko Fotot dhe Videon: