Çfarë do bënte nëse Marku e tradhton? Përgjigjet Rudina Dembacaj

Çfarë do bënte Rudina Dembacaj nëse bashkëshorti do e tradhtonte? Atë që do bënte një pjesë e mirë e njerëzve: do e linte…

Në një intervistë virtuale që ka realizuar me ndjekësit e saj dikush e ka pyetur moderatoren:

“Po të tradhtoi Marku çfarë bën? E le direkt?” Rudina i është përgjigjur duke vendosur një këngë të Elita 5, “Lamutmirë”, që është këngë ndarjeje.

Sakaq, e pyetur rreth planeve për fëmijë Rudina ka shkruar se vajza e saj Viktoria do një motër, Marku dy fëmijë të tjerë, teksa shton me shaka se ajo do thjesht ‘t’i pushojë dhimbja e këmbëve’.