Çfarë i ka ruajtuar nëna Dafinës që nga 2007- ta?!

Dafina Zeqiri, padyshim që është njëra nga artistet shqiptare më të dashura nga publiku e që shpesh herë e ka marë edhe nofkën s ‘diva e estradës’.

Këngëtarja dallohet për stilin e veçantë që e ka shfaqur dhe e shfaqë akoma në çdo paraqitje, shkruan “Kosovarja”.

Në festivalet e saj ajo gjithnjë është shfaqur e zjarrtë me paraqitje glamuroze.

Këtë e dëshmoj edhe së fundi ku zbuloi veshjen e saj tërheqëse të 2007 – tës.

Bukuroshja ka postuar një InstaStory ku ka zbuluar një fustan ngjyrë të bardhë e mjaft të shkrurtër të cilin e ëma ia kishte ruajtur me vite.

“Rrallë e përmall”, “Krejt i ruan Nana”: ka qenë mbishkrimi që ka bërë Zeqiri mbi videon ku shihet fustani që e kishte veshur në festivalin e “Polifest”.