Universiteti i Kembrixhit dhe ai i Kopenhagës kanë publikuar studimin mbi çështjen se çfarë i shty disa njerëz të kryejnë marrëdhënie intime me familjarët.

Në kapitujt e parë të këtij studimi tregohet se incesti ka ekzistuar që para mijëra vitesh, madje atëherë ka qenë më se normale.

Këtë gjë e vërtetojnë edhe skelet njerëzore, të cilët kanë jetuar në paleolit.

Në atë periudhë njerëzit jetonin në grupe të vogla sipas lidhjeve të gjakut dhe e kishin të lejuar të kryenin marrëdhënie midis tyre.

Profesori Eske Willerslev shpjegon:

Se njeriu priret të kryejë marrëdhënie intime me familjarët, kur ndihet i izoluar nga mjedisi i jashtëm apo edhe në rastet kur ndjen vetmi ekstreme dhe nuk gjen ngrohtësi tek askush.

Por ka edhe raste kur kjo gjë është një psikozë e maniakëve seksual sepse atyre marrëdhëniet intime me familjarët u japin kënaqësi, apo akoma më keq akti intim me dhunë i vetëkënaq.

Ndërsa në mesjetë fisnikët kryenin marrëdhënie me familjarët e tyre në mënyrë që fëmijët  e tyre të trashëgonin gjakun blu, por më pas u zbulua se kjo ishte vetëm një dogmë.

Në shumicën e rasteve fëmijët që lindin nga marrëdhënie të tilla lindin me sëmundje apo edhe çrregullime mendore.