Çfarë i thanë Osmani e Kurti sekretarit amerikan Blinken?

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Osmani ka treguar se çfarë është biseduar në atë takim.

“Gjatë ceremonisë së organizuar në nder të Sekretares Madeleine Albright, patëm mundësinë të takojmë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken.

E falenderuam për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-të në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cënohen sërish.

Mbështetja e vazhdueshme dhe vlerat e përbashkëta janë garanca më e fortë e miqësisë së palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar Osmani./Indeksonline/