Web Analytics
BallinaSHOWBIZBig Brother Vip KosovaÇfarë mesazhi iu dha Lugati banorëve të tjerë të “BBVK” pasi pa...

Çfarë mesazhi iu dha Lugati banorëve të tjerë të “BBVK” pasi pa situatën jashtë shtëpisë?

Banori i “Big Brother Vip Kosova”, Gjon Karrica i njohur për publikun si “Lugati” la shtëpinë, pas problemeve me shëndetin prej disa ditësh ish-banori i “BBVK” ndodhej në spital. Menjëherë pas daljes së tij nga spitali ai është shfaqur mbrëmjen e djeshme me një mesazh për banorët e tjerë të shtëpisë me të cilët kaloi jo pak ditë.

Me një video-mesazh, Lugati u ka thënë që të vazhdojnë lojën dhe të dhurojnë show sa më shumë “Të dashur banorë, jeni duke më munguar shumë. Kam kaluar një kohë fenomenale me ju dhe jam shumë i emocionuar.

Më duhet pak kohë për shkak të shëndetit por do të vij. Bëni sa më shumë show, ju lutem të gjithëve jeni më të mirë. Pasi kam dalë jashtë e kam parë se ka qenë një përkrahje e madhe”, tha Lugati.

“Jam shumë e lumtur që ka ndodhur kjo ngjarje. Ndjenjë e jashtëzakonshme, jam shumë e lumtur që kam qenë pjesë e këtij formati. Shijojeni çdo moment se po kalon gjithçka shumë shpejt. Jam i emocionuar dhe ju dua pafund. Ju do Lugati”, përfundoi ai. Kujtojmë që Lugati ka qenë një nga banorët më të pëlqyer brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”, për humorin dhe pozitivitetin që ka përcjellur.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit