Çfarë mësova nga jeta !

Në jetë mësova se nuk ka rëndësi se sa i mirë është një njeri ndaj teje, ndonjëherë mund të të lëndojë dhe për këtë shkak (të mirësisë) duhet t’ia falim.

Duhen vite për të ndërtuar besimin, por vetëm ca sekonda për ta prishur.

Nuk duhet t’i ndërrojmë shokët në qoftë se e kuptojmë se shokët ndryshojnë.

Rrethanat dhe mjedisi ndikojnë në jetën tonë, por ne jemi ata që mbajmë pergjegjësi për veten.

Duhet t’i kontrollosh veprimet, përndryshe ato do të të kontrollojnë.

Durimi kërkon shumë ushtrime…

Ka njerëz që na duan, por nuk dinë si ta shprehin.

Ndonjëherë njeriu që mendon se do të të lëndojë dhe do të të hedhë poshtë është nga ata të paktët që do të të ndihmojë të ngrihesh.

Kurrë nuk duhet t’i thuash një fëmije se ëndrrat janë të rreme, sepse do të ishte tragjedi po qe se do ta dinin.

Nuk është gjithmonë e mjaftueshme që dikush të të falë, në shumë raste ti duhet t’ia falësh vetes.

Nuk ka rëndësi se në sa pjesë të është thyer zemra, bota nuk do të ndalojë për të ta rregulluar.

Ndoshta Zoti do që ne të takojmë njerëz të gabuar para se ta takojmë të duhurin, që kur ta takojmë, të jemi falënderues për atë dhuratë.

Kur dera e lumturisë mbyllet, hapet një derë tjeter, por sa më shumë që shikojmë në të mbyllurën, nuk do të shohim çfarë është hapur për ne.

Shokët më të mirë janë ata me të cilët mund të ulesh në verandë dhe të mos flasësh asgjë, por kur ndahesh prej tyre të kesh ndjesinë se ishte biseda më e mirë që ke pasur ndonjëherë.

Është e vertetë se nuk e dimë çfarë kemi derisa e gjejmë, por është gjithashtu e vertetë se nuk e dimë se çfarë na mungon derisa na vjen.

Na duhet një minutë për të ofenduar dikë, një orë për ta pëlqyer, një ditë për ta dashuruar dhe një jetë të tërë për ta harruar.

Mos shiko fizionomitë, sepse ato mund të jenë mashtruese.

Mos shko pas pasurisë, sepse edhe ajo mund të zbehet.

Gjej dikë që di të të bëjë të buzëqeshësh, sepse mjafton një buzëqeshje për të bërë ditën më të bukur.

Pra, gjej dikë që ta bën zemrën të buzëqeshë!

Ka momente në jetë kur të mungon dikush aq shumë, sa që dëshiron ta marrësh jashtë ëndrrës dhe ta përqafosh.

Ëndërro çfarë dëshiron, shko ku ti dëshiron, sepse ke vetëm një jetë dhe vetëm një mundësi për t’i bërë gjërat që i dëshiron.

Njerëzit më të lumtuar jo domosdoshmërisht kanë më të mirën e gjithçkaje, ata thjesht bëjnë më të mirën e gjithçkaje që u vjen.

E ardhmja më e mirë është e bazuar në të kaluarën e harruar.

S’mundet të të shkojë mirë jeta përderisa nuk i lë pas dështimet e së kaluarës sate dhe pikëllimet.