Web Analytics
BallinaUncategorizedÇfarë ndodh nëse e mbani celularin e ndezur gjatë fluturimit me avion?

Çfarë ndodh nëse e mbani celularin e ndezur gjatë fluturimit me avion?

Me siguri të gjithëve u ka ndodhur që kur udhëtoni me avion t’ju kenë urdhëruar të fikni celularët pasi është e rrezikshme për udhëtimin nëse i mbani ndezur.

Në fakt nuk është e thënë që avioni do të përplaset nëse nuk i fikni telefonat, por sinjalet telefonikë interferojnë dhe mund të ngatërrojnë gjërat në kabinën e pilotëve dhe u shkaktojnë atyre problem pa shkak.

Studiuesit thonë se kur jeni në lartësi dhe e keni të hapur linjën e telefonit, ajo linjë do jetë në vazhdimësi duke kërkuar sinjal te kullat që dërgojnë sinjalin telefonik.

Këto sinjale interferojnë më pas me sinjalet që u dërgohen pilotëve të avionit dhe ndonjë “crash” i mundshëm midis sinjaleve të ndryshme mund të ndodhë.

Vitet e fundit me zhvillimin e teknologjisë është thënë se kjo do të rregullohet dhe nuk do ta keni të nevojshme të fikni celularët sa herë udhëtoni.

Megjithatë deri atëherë mbani qetësi kur personeli i avionit vjen vazhdimisht për të kontrolluar nëse ju e keni fikur ose jo telefonin dhe zbatoni rregullat.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit