Raportime të shumta kanë tronditur sot opinionin publik, pasi ish-banori i “Big Brother VIP 3”, Meriton Mjekiqi, dyshohet se është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik.
Sipas medieve ne Shqiperi, Meritoni po kthehej nga Tirana në drejtim të Prishtinës kur ndodhi incidenti. Një nga gomat e makinës së tij raportohet se ka shpërthyer papritur, duke shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit dhe përplasjen e tij jashtë rrugës.
Dëshmitarët në vendngjarje kanë raportuar se Meritoni ishte bllokuar në automjet për rreth një orë, derisa ekipet e shpëtimit arritën ta nxirrnin nga makina dhe ta transportonin për në spital.
Për momentin, gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e rëndë, por ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga familjarët e tij apo nga autoritetet shëndetësore në Kosovë.
Ngjarja mbetet e mbuluar me mister, pasi asnjë detaj shtesë nuk është bërë i ditur.
Partnerja e Meritonit, prezantuesja Ilnisa Agolli, gjithashtu nuk ka bërë asnjë reagim publik deri më tani, duke lënë shumë pyetje pa përgjigje për gjendjen e tij dhe situatën e fundit. Postimi i saj i fundit në rrjetet sociale, në “Instagram Story”, daton 17 orë më parë, përpara lajmit për aksidentin.
Në mes të kësaj situate të pasigurt, një veprim i papritur në rrjetet sociale të Meritonit ka ngritur edhe më shumë spekulime. Pak pasi lajmi për aksidentin u përhap në media, profili i tij në Instagram, që më parë ishte i hapur për publikun, është kthyer në privat.
Ky veprim i shpejtë dhe i papritur ka shtuar spekulimet dhe pyetjet në lidhje me atë se çfarë po ndodh aktualisht. Nuk dihet ende nëse vendimi për mbylljen e profilit është marrë nga ai vetë, nga ndonjë anëtar i familjes, apo nga menaxherët e tij.
Aksidenti dhe veprimet që e kanë pasuar kanë shtuar edhe më shumë tensionin dhe pasigurinë rreth situatës, ndërsa fansat dhe ndjekësit e Meritonit po presin me ankth për informacione më të sakta mbi gjendjen e tij. Për momentin, gjithçka mbetet në nivelin e spekulimeve dhe raportimeve jozyrtare, dhe gjithë vëmendja është përqendruar te reagimet e ardhshme të familjes apo zyrtarëve që mund të japin një panoramë më të qartë rreth kësaj ngjarjeje.
Shiko foton: