Çfarë ndodhi? Disa ditë pas dasmës, Britney Spears ‘zhduket’ papritur nga Instagrami

Britney Spears ‘e bëri sërish’, këngëtarja me famë botërore është ‘zhdukur’ nga Instagrami disa ditë pasi u martua me partnerin e saj Sam Asghari, llogaria e yllit të popit në Instagram nuk gjendej askund ditën e sotme.

Megjithëse 40-vjeçarja ka bërë disa ‘pushime’ të shkurtra nga platforma e mediave sociale dhe më parë, kjo e fundit vjen mes ditëve të saj më të lumtura pas kurorëzimit të dashurisë me Sam.

Spears dhe Asghari, 28 vjeç, thanë “Po” nëri-tjetrit një ceremoni intime në shtëpinë e tyre në Kaliforni të enjten e kaluar.

Pavarësisht përpjekjeve të ish-bashkëshortit të saj Jason Alexander për të prishur dasmën dhe “panikut” të artistes para ceremonisë, ajo e përshkroi ditën e saj të madhe me aktorin si një “ëndërr” të realizuar.