Çfarë po bën Adelina me këtë “tigër” në krahë?

Adelina Ismaili është nga të rrallat këngëtare që ka arritur të prek majat e suksesit me këngët e saj dhe të pëlqehet nga të gjitha moshat, shkruan “InfoKosova”.

Kur Adelina shfaqej në vitet e saj të arta, të gjithë mbesnin gojë hapur dhe “ligeshin” duke e shikuar atë tek sa këndonte e kërcente.

Adelina ka një mori këngësh të cilat pëlqehen edhe sot e kësaj dite, madje disa nga to së fundmi i ka sjell vet remake me artistë të ndryshëm, por edhe këngëtarët tjerë ia kanë bërë remake këngët e saj.

Përveç këngëve të bukura që Adelina i sillte në të kaluarën, ngase tash nuk është aktive siç ishte dikur, ajo na sillte edhe fotografi të bukura e të punuara mirë artistikisht.

Këtu sonte do t’ua sjellim një fotografi artistike të saj nga vitet e më hershme, ku aty shihet Adelina me një mace në krahë që të jep përshtypje sikur të ishte ndonjë tigër kjo mace./InfoKosova/