Çfarë po ndodh mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson?

Raporti i tyre ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e audiencës.

Së fundmi Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian duket se kanë nisur të flirtojnë sërish në ‘Instagram’.

35-vjeçarja ka publikuar një foto, ku është shfaqur mjaft tërheqëse dhe nuk ka munguar komplimenti i Thompson.

Basketbollisti i ka vënë në dukje faktin se Khloe duket shumë tërheqëse dhe menjëherë pas këtij momenti fansat kanë pëlqyer komentin e Thompson.

Nuk dihet nëse dyshja mund të rikthehet sërish në të ardhmen, por deri më tani Khloe ka treguar se ndihet shumë e lumtur vetëm me vajzën e saj.