Çfarë po “zihet” këtë herë?! Xhensila Myrtezaj shfaqet krah Donald Veshajt

Ndonjë bashkëpunim i mundshëm? Kjo është pyetja e parë që të vjen ndërmend kur shikon bashkë Donald Veshajn dhe Xhensila Myrtezaj.

Duke qenë se aktori e ka marrë seriozisht punën e muzikës, kjo është një mundësi e mirë, së fundmi, Xhensila ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një video, ku duket me Donaldin.

Dyshja duken duke u argëtuar teksa, imitojnë zërin ku thuhet: “Do të bëni pushime këtë vit. Unë pushime jam tërë kohën”.

“Filtri ishte për mua, taksirati të kapi dhe ty. Halle pushimesh, dhe filtrash”, -shkruan këngëtarja./panorama