Çfarë sinjale Bora i dergon Donaldit?

Bora Zemani është rrëfyer si kurrë më parë në emisonin “Përputhen” ku ajo ka moderuar për dy sezone.

Në studio ndodheshin vetëm Arjan Konomi opinionisti i programit dhe Bora të cilët kanë folur rreth kësaj eksperience të gjatë televizive.

Në një “intervistë” përballë njëri-tjetrit, Bora ka pohuar se ky vit ka qenë tepër i vështirë për të për shkak të problemeve të shumta në jetën personale.

Ndërsa, Arjani nuk ka hezituar që t’ia bëjë pyetjen nëqoftëse ka menduar ndonjëherë për situatën e saj teksa shikonte takimet në studio.

“Po”, ka thënë shkurt moderatorja, duke pohuar se këto takime e kanë përhumbur Borën në historinë e saj të dashurisë.