Web Analytics
BallinaUncategorizedÇfarë të bën frika nga koronavirusi: Berberët po prejnë flokë në distancë...

Çfarë të bën frika nga koronavirusi: Berberët po prejnë flokë në distancë të konsiderueshme

Berberët kinezë, në kohën kur koronavirusi ka prekur më shumë se 90 mijë njerëz dhe ka vrarë më shumë se tre mijë, kanë gjetur një mënyrë gjeniale për shmangien nga infektimi i virusit vdekjeprurës.

Këta të fundit po ua prejnë flokët në një distancë të konsiderueshme, që sipas tyre është e sigurt, nëpërmjet shkopinjve e mjeteve të ndryshme zgjatuese, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

“Kjo po bëhet për hir të sigurisë tonë dhe klientëve”, deklaroi Çu Junlong, pronar i një lokali nga provinca Henan e Kinës Qëndrore për shtypin vendor.

Në anën tjetër, Ai Bing, stilist, ngarkoi video që tregonin se si prenin flokët e klientëve, duke mbajtur distancën e duhur për të mos u prekur nga koronavirusi.

“Pavarësisht se ka mbaruar karantina e përgjithshme, ne prapëseprapë duhet të mbajmë distancë për të qëndruar të sigurt”, kishte shkruar stilisti në një postim në rrjetin social ‘Tik Tok’.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit