Shpesh është një zgjedhje rastësore se ku zgjedhim që të vendosim unazën ose e influencuar nga tendencat e modës.
Por shumë pak prej nesh e di që ajo ka një domethënie të veçantë.
Gishti që ne zgjedhim të vendosim unazën tregon përveç statusit martesor, mënyrën se si përballeni me problemet.
Gishtin e madh
Unaza e kushtueshme në gishtin e madh simbolizon forcën e vullnetit, tregon vendosmërinë dhe mungesën e fleksibilitetit.
Këta njerëz duan të imponojnë mendimin e tyre, mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë dhe se i frigohen ndryshimeve.
Gishtin tregues
Unaza në gishtin tregues simbolizon autoritet dhe ambicie.
Në të kaluarën, mbretër të shumtë unazën e kanë mbajtë pikërisht në këtë gisht.
Ky pozicion zbulon udhëheqësin e lindur dhe njerëzit që duan forcën të cilët nuk kanë kurrëfarë problemesh me mungesën e vetëbesimit.
Gishtin e mesëm
Mbajtja e unazës në gishtin e mesëm tregon në individualitetin dhe kuptimin e shkëlqyer për drejtëpeshim në jetë.
Unaza në mes është një shenjë se ai që e mbanë e dallon shkëlqyer të mirën nga e gabuara, por edhe që ka nevojë të vazhdueshme që të gjitha në jetë t’i mbajë nën kontroll.
Gishtin afër të voglit (unazës)
Përveç që është simbol i dashurisë, unaza në gishtin afër gishtit të vogël (unazës) simbolizon kreativitetin në të gjitha fushat e jetës.
Njerëzit të cilët e mbajnë aty, janë optimistë dhe inovativ në zgjidhjen e problemeve.
Gishtin e vogël
Unaza në gishtin e vogël zbulon qëndrimet tuaja dhe botëkuptimin.
Këta njerëz i karakterizon emocionaliteti, aftësia dhe kreativiteti.
Janë të shkëlqyer në komunikimin me të tjerët dhe lehtë i identifikojnë nevojat e tyre.