Çiftet e vitit 2019/ Këta janë 16 VIP-at SHQIPTARË që i bënë publike lidhjet në vitin që lamë pas!

Viti 2019 ka pasur shumë ndarje mes VIP-ave, por edhe shumë çifte të reja që lidhja e tyre u zbulua këtë vit e më pas vetë ata e bënë publike.

Më poshtë ju sjellim çiftet e reja të këtij viti e që po e presin bashkë 2020-ën:

Bora dhe Donald

Lidhja e tyre u zbulua në janar të vitit 2019.

Çifti u fotografuan shpesh bashkë derisa pas disa muajve vendosën ta konfirmonin duke publikuar edhe vetë foto me njëri-tjetrin e duke deklaruar në intervista që ishin të lumtur.

Jonida dhe Romeo

Lidhja e tyre u zbulua në maj dhe fotot e videot ku shfaqeshin së bashku bënë namin.

Më vonë edhe Jonida me Romeon e konfirmuan lidhjen duke u shprehur se janë të lumtur bashkë.

Olsi Bylyku dhe Egli

Lidhja e Olsit me një vajzë me emrin Egli u zbulua në mars.

Çifti u fotografuan bashkë në premierën e “2 gisht mjaltë”.

Nuk vonoi shumë dhe Olsi e pranoi lidhjen dhe në intervista fliste shpesh për vajzën që i ka marrë zemrën.

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi

Lidhjen me Besnikun, Jonida e zbuloi ekskluzivisht për “Xing me Ermalin” në maj të këtij viti.

Jonida dhe Besniku janë bashkë prej vitesh, por vetëm këtë vit ajo e zbuloi lidhjen dhe deklaroi se do martohej.

Çifti mbajtën një dasmë madhështore të organizuar nga “Ami event” në shtator.

Nevina Shtylla dhe Arbri

Në korrik të këtij viti u zbulua edhe lidhja e Nevina Shtyllës me juristin Arbër Myftari.

Ndonëse Nevina nuk preferoi të fliste për lidhjen, mediat publikuan foto të çiftit dhe në verë ata u fotografuan bashkë nga paparacët.

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha

Lidhja e dy këngëtarëve u zbulua në shtator dhe menjëherë ata u kthyen në një nga çiftet më të komentuara.

Shumë shpejt edhe Marsela me Vitmarin e konfirmuan lidhjen dhe folën për historinë e tyre të dashurisë në emisione e intervista.

Genta Ismajli dhe Hyseni

Në nëntor u zbulua se këngëtarja është e lidhur me një biznesmen turk me emrin Hysen.

Çiftit iu publikuan foto e video duke u puthur dhe pak ditë më parë Genta e konfirmoi lidhjen.

Ajo postoi një foto me Hysenin duke i shprehur dashurinë dhe e prezantoi atë me familjen e saj.

MC Kresha dhe Erzina

Një tjetër çift që u zbulua sivjet dhe po sivjet u martuan është reperi Mc Kresha dhe partnerja e tij Erzina.

Në gusht mediat zbuluan se Kresha është fejuar, por ai e mohoi.

Pak ditë më parë çifti mbajti dasmë duke vërtetuar kështu se thashethemet ishin të vërteta.

Partnerja e Kreshës është në pritje të ëmbël dhe çifti së shpejti do bëhen prindër.

Gent Fatali dhe Rozafa

Në janar të vitit 2019 u zbulua se këngëtari Gent Fatali është në një lidhje me motrën e Loredanës, Rozafën.

Fillimisht Genti e mohoi lidhjen, por pas disa muajve nisi të postonte shpesh foto me Rozafën dhe e pranoi që është i lidhur.

Alban Ramosaj dhe Niki Delijorgji

Lidhja e këngëtarit dhe modeles u zbulua në tetor.

Shkak u bë një postim ku Niki deklaronte se këngën e tij më të fundit, Albani ia kishte dedikuar asaj.

Komentet e ëmbla mes tyre bëri që ata të përfliteshin më shumë për një lidhje e cila u konfirmua nga Albani pak kohë më parë i ftuar tek “Rudina”.

Rina Balaj dhe Sinboy

Reperja u rikthye pas një kohe në muzikë e në rrjete sociale duke dhënë lajme të reja.

Rina zbuloi në dhjetor se ajo është në një lidhje me reperin grek Sinboy.

Çifti publikojnë shpesh foto me njëri-tjetrin dhe kanë realizuar tre këngë së bashku që kanë patur sulses.

Dajana Shabani dhe Kamer Maloku

Gjatë këtij viti u zbulua gjithashtu lidhja e moderatores dhe boksierit.

Çifti u përfolën shpesh edhe për ndarje, por Dajana çdo herë i dha fund thashethemeve duke postuar foto me Kamerin e duke treguar se janë bashkë.

Adrian Gaxha dhe Sidorela

Prej kohësh përflitej se Adrian Gaxha ishte i lidhur me një vajzë bukuroshe me emrin Sidorela.

Lidhja u konfirmua në maj të këtij viti nga vetë Adriani.

Këngëtari u shpreh në një intervistë për “Prive” se lajmet kanë qenë të vërteta.

Era Istrefi dhe Julian Perreta

Në fillim të vitit u zbulua edhe lidhja e Era Istrefit me këngëtarin britanik Julian Perreta.

Ndonëse nuk preferuan të flisnin për lidhjen, Era dhe Juliani u fotografuan shpesh bashkë dhe pas disa muajve edhe Era nisi të postonte foto e video në praninë e të dashurit duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.

Dafina dhe DJ Geek

Së fundmi është përfolur se edhe Dafina është në një lidhje.

Bëhet fjalë për Dj Geek i cili pak ditë më parë e konfirmoi lidhjen duke bërë një postim në Instastory ku i shkruante Dafinës “Po të shoh baby” dhe emojin e një çfiti.

Arta Nitaj dhe Adnan Januzaj

Prej kohësh përflitej edhe për lidhjen e Artës me futbollistin Adnan Januzaj.

Në muajin dhjetor çifti postuan foto nga i njëjti vend teksa po kalonin pushimet bashkë në Emiratet e Bashkuara Arabe./Xing/