Web Analytics
BallinaUncategorizedÇifti emëron 11 fëmijët me katër shkronja të njëjta

Çifti emëron 11 fëmijët me katër shkronja të njëjta

Alex, Axel, Xela, Lexa, Xael, Xeal, Exla, Leax, Xale, Elax dhe Alxe, janë emrat e 11 fëmijëve të çiftit Gwenny Blanckaert 32-vjeçare dhe Marino Vaneeno 39-vjeçar.

Çifti belg janë në pritje të fëmijës së tyre të 12-të, por ende s’kanë vendosur për emrin.

Shkronjat e vetme që janë përdorur në emrat e fëmijëve të tyre janë: A, E, L dhe X.

Historia e familjes së madhe nga Flanders tashmë është bërë virale dhe ka ngjallur kureshtjen e rrjetit, se si do të emërohet fëmija i 12-të.

Sipas radhës, Alex është 13 vjeç, Axel 12, Xela 11, Lexa 10, Xael 9, Xeal 8, Exla 5, Leax 4, Xale 2, Elax 1 dhe së fundi, i vogli Axle është vetëm 6 muajsh.

Për fëmijën e 12-të, emri është ende një mister.

Për nënën dhe babain, emri i fëmijëve nuk ka qenë kurrë një problem “kreativ”.

Probleme praktike, nga ana tjetër, ngrenë mësuesit e institutit që ndjekin fëmijët.

“Pesë prej tyre janë në të njëjtën shkollë komunale,” shpjegon Gwenny për Linfo.re, gazetën online që tregoi e para historinë e tyre.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit