Web Analytics

Çifti i njohur turk, ndahen pas shtatë vitesh romancë

Botuar nga: InfoKosova

Aktori turk i njohur për publikun shqiptar në rolin në filmin “Miracle in Cell No. 7”, Aras Bulut Iynemli i ka dhënë fund lidhje me aktoren, Bige Onal.

Sipas mediave turke, aktori 31-vjeçar dhe ish-partnerja e tij 32 vjeçe të cilët u takuan në xhirimet e serialit televiziv “Maral: En Guzel Hikayem” dhe filluan të jetojnë së bashku, i dhanë fund në heshtje lidhjes së tyre gjashtëvjeçare korrikun e kaluar.

Dyshja duke mos i komentuar lajmet e ndarjes atë kohë, i dhanë një tjetër shans lidhjes së tyre.

Të gjithë prisnin që çifti i njohur të martohej, megjithatë, pati një zhvillim që i mërziti fansat e tyre.

Dyshja e dashuruar prej shtatë vitesh ka vendosur sërish të ndahet.

Iynemli, e cila pati një periudhë të vështirë psikologjike për shkak të peshës së rolit në xhirimet e serialit “Ataturk”, përjetoi tension me Onal.

Rrethi i ngushtë i çiftit deklaruar se këtë here ata ndanë rrugët përfundimisht, nga ana tjetër, Bige Onal ka shpjeguar së fundmi truket e funksionimit të lidhjes së gjatë.

“Duke ditur se sado që të jemi, një gjë që quhet ‘unë’ nuk do të zhduket kurrë… Mund të mos bini dakord për gjithçka, por duhet të respektoni mendimin e tjetrit, të tregoni mirëkuptim dhe të jeni tolerantë. Duhet të kthehemi tek jeta jonë dhe kujdesuni për veten. Të mos e humbasim këtë ndërsa jemi me dikë”, kishte thënë aktorja.

Bige tha gjithashtu se mendon shumë për krijim e familjes dhe të bëhej nënë një ditë.

“Mendoj se do të doja një fëmijë. Është diçka për të cilën jam në dilemë. Unë personalisht kam pikëpyetje. A mund të jem nënë, a jam mjaft e pjekur, a jam psikologjikisht mjaft e mirë që të mos e traumatizoj fëmijën që sjell në jetë”, ka deklaruar ajo.

Të FUNDIT