Çifti i njohur turk u ndanë papritur, aktori flet për lidhjen

U ndanë papritur, këngëtari i njohur flet për lidhjen me aktoren turke.

Ndarja e aktores Hande Erçel nga këngëtari Murat Dalkiliç ka qenë shumë e komentuar ditët e fundit në media.

Mendohet se shkak i ndarjes së tyre është bërë aktori Kerem Bursin.

Me këtë të fundit, aktorja luan në një serial të ri dhe mes dyshes ka patur shumë kimi.

Kerem e mohoi që këto lajme të ishin të vërteta duke u shprehur se puthjet mes tyre kanë ndodhur sepse kështu shkruhet në skenar dhe asgjë më shumë.

Por së fundmi i ftuar në një shfaqje të modës në Beyoğlu, ish partneri i Hande, Murat tregoi më shumë detaje rreth ndarjes së tyre.

I pyetur për motivin e ndarjes, ai u shpreh se shkak nuk ka qenë aspak aktori Kerem Bursin.