Web Analytics
BallinaSHOWBIZÇifti presidencial festojnë përvjetorin e 10-të të martesës, bashkëshorti i Osmanit: Një...

Çifti presidencial festojnë përvjetorin e 10-të të martesës, bashkëshorti i Osmanit: Një dekadë bashkë

Sot është një ditë e veçantë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe bashkëshortin e saj Prindon Sadriu.

Çifti presidencial festojnë sot 10-vjetorin e martesës së tyre.

Dyshja kanë publikuar një fotografi të përbashkët të realizuara nga një vizitë në Liqenin Bled të Sllovenisë, i njohur për ishullin e veçantë në mes dhe kishën që ndodhet në të.

“Një dekadë së bashku (formalisht), për shumë vite të tjera që do të vijnë”, ka shkruar Prindon Sadriu, në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Prindoni dhe Vjosa janë prindër të dy vajzave binjake, Anda dhe Dua.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit