Web Analytics
BallinaSHOWBIZCila këngëtare shqiptare i tha jo “BBV Kosova”

Cila këngëtare shqiptare i tha jo “BBV Kosova”

Big Brother Vip Kosova pritet të fillojë së shpejti.

Në këtë spektakël do të marrin pjesë figura të njohura të show-bizit shqiptar.

Por ka edhe nga ata artistë të cilën kanë refuzuar të jenë pjesë e spektaklit.

Ndër ta është edhe këngëtarja Engjëllusha Salihu.

Në një intervistë për “Prive” Engji u shpreh ndër të tjera se ndonëse mundet ta menaxhojë, qëndrimi për shumë kohë në një vend të mbyllur do t’i shkaktonte shumë probleme, shkruan Paparaci.

“Frika nga vendet e ngushta që nuk mundem me funksionuar lirisht.

Jo nuk mundem.

Veç kur e di që nuk mund të dal kur dua unë më kap paniku,”-shtoi Salihu.

Prej kohësh Engjëllusha është bërë pjesë e tregut tonë muzikor, duke ndjekur hapat e mamasë së saj.

Ajo së bashku me Shyhrete Behlulin kanë bashkëpunuar në shumë projekte të muzikës popullore.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit