Cilen regjisore e rrahu Diellza Kolgeci?

Blerta Zeqiri, regjisorja e filmit “Kthimi”, qe në festivalin e filmit ndërkombëtar të shkurtër, “Sundance” ka fituar shpërblimin e jurisë për filmin më të mirë ndërkombëtar në zhanrin fiktiv, është rikthyer në fëmijërin ë e saj dhe ka folur për njohjen që kishte me bukuroshen Diellza Kolgeci.

Regjisroja e talentuar, që tani është nënë, ka dhënë detaje nga shoqëria e saj me Diellzen, duke treguar se bukuroshja në fjalë është njetriu më i fortë që e ka njohur ndonjëherë.

Zeqiri, që është nga Suhareka, ka treguar se si është njohur me Kolgecin: “Jam nga Suhareka, edhe babi i Diellzes është nga Suhareka, andaj shpesh vikendeve vinin tek ne.

Mua, më binte të rrija dhe të luaja me të.

Por, ka pasur edhe raste kur jemi përleshur.

Në fakt, Diellza, është njeriu që më ka rrahur më së shumti në jetë.

Ajo ishte aq e fortë sa nuk mund ta shpjegoj”, tha Zeqiri.

Regjisorja, me shaka tregon se si një herë i ka mbledhur disa fëmijë të lagjes për ta mundur Diellzen.

A e munden? “Jo, ajo i rrahi të gjithë”, ka thënë regjisorja e filmit “Kthimi”, shkruan “Kosovarja”.

Ju të tjerët, kujdes nga Diellza.