Cilin nga djemtë e tij e favorizon “Bufi” më shumë?

Fatmir Spahiu vazhdon të jetë ndër aktorët më të peefëruar dhe shumë i dashr për publikun.

“Bufi”, siç njihet në përgjithësi ka bërë për vete njerëzit me karakterin e tij dhe personazhet humoristike që i luan me aq zell, shkruan “Kosovarja”.

Veç si aktor, ai njihet edhe në jetën reale si “shakagji” ku çdoherë reagon me statuse satirike për çështje të caktuara.

Mbase profesioni ia ka imponuar të jetë i tillë edhe në jetën si Fatmir dhe se kështu e duan të gjithë, më pak seriozitet e më shumë shaka.

Fatmiri është i martuar me Zanën dhe janë prindër të Lisit e Malit.

Momentet familjare publiku ka mundësinë ti sheh shpesh në rrjetet sociale.

Aktori vazhdimisht ndanë imazhe të të bashkëshortes e djemve, sidomos të djalit të vogël, të cilin duket se po e favorizon.

Mbase kanë krijuar një lidhje të tillë i madhi me nënën, i vogli me babain.

Edhe sot Fatmiri ka publikuar një imazh të djalit të vogël, me të cilën iu tha mirëmengjes publikut./Kosovarja/