Web Analytics

Çiljeta rrëfen historinë prekëse se si filloj ta thërret djali i Albanit “mami”

E ftuar në një intervistë, Çiljeta ka bërë një rrëfim të ndjerë personal

Ajo ka treguar edhe se Beko, djali i Albanit e thërret mami.

“Ai ka zgjedhur vetë të më thotë ‘mami’, përpara 3-4 viteve.

Kemi qenë në shtëpi dhe më ka thënë: A mundem të të thërras mami? Dhe mbaj mend që i kam thënë: Pyete Buçin njëherë, pyete edhe nënën.

Sepse ai është rritur nga mamaja e Albanit dhe ishte mësuar që t’i thoshte ‘mami’ mamasë së Albanit.

Dhe i thashë, pyeti dhe nëse të thonë po, për mua është kënaqësia më e madhe të të kem ty çunin tim të dytë“, u shpreh këngëtarja.

Nga rubrika