Web Analytics
BallinaUncategorizedÇiljeta: Uroj ta vë shaminë një herë e përgjithmonë, më janë plotësuar...

Çiljeta: Uroj ta vë shaminë një herë e përgjithmonë, më janë plotësuar shumë lutje nga Zoti

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, së fundmi ka zbuluar së është bërë pjesë e një sfilatë të modës myslimane që u organizua në Tiranë.

Kjo sfilatë bamirëse kishte qëllim promovimin e veshjeve me mbulesë dhe shitjen e tyre, teksa të gjitha të ardhurat prej saj, do t’iu dërgohen fëmijëve me semundje.

Modelja titullare e mbrëmjes ka qenë artistja, Çiljeta Xhilaga, e cila i ka mahnitur të gjithë duke u paraqitur me një fustan të bardhë me mbulesë dhe kurorë në kokë.

E pyetur në fund të sfilatës se si ka qenë kjo eksperiencë për të, këngëtarja tha se shpreson që ta vërë sa më shpejtë havalen në kokë një herë e përgjithmonë.

“Unë uroj ta vë sa më shpejt komplet krejt shaminë, një herë e përgjithmonë, ndjehem shumë mirë, pa diskutim që po”, ka thënë Çiljeta.

Tutje, ajo ka treguar se është një myslimane e devotshme dhe se i praktikon të gjitha ritet fetare.

“Unë falem pesë vakte, kam tre vjet, kam ndjerë paqe shpirtërore me veten time dhe më janë plotësuar shumë dua (lutje) kur i lutem Zotit”, ka shtuar tutje.

Çiljeta viteve të fundit e ka ndryshuar fokusin e saj duke iu përkushtuar më shumë familjes dhe fesë.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit