Çiljeta Xhilaga i bën dedikimin e veçantë djalit të Alban Hoxhës 

Çiljeta Xhilaga prej disa vitesh tashmë ka hequr dorë nga muzika dhe po i përkushtohet plotësisht familjes së saj, prej kohësh ajo është në një lidhje me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën.

Së fundmi, me anë të një postimi në Instagram, Çiljeta ka treguar marrëdhënien e ngushtë që ka me djalin e futbollistit, ajo së bashku me djalin e saj, Fernandon kanë ndjekur një shfaqje të realizuar në shkollën e djalit të Albanit.

“Mami e gëzuar, fëmijë të gëzuar. Fëmijë të gëzuar, mami e gëzuar,”-shkruan këngëtarja krahas disa fotove me “djemtë” e saj.

Më tej ajo ka shpërndarë edhe një video, të djalit të futbollistit duke kënduar, “Suksese dashuri, më i bukuri,”-ka shkruar Xhilaga./panorama