Çka i bëri sërish bashkë djemtë e “Ritmi i Rrugës”?

“Ushtari i rrugës”, “Përjetësisht” dhe “Ngritu tash” janë vetëm disa nga hitet e grupit “Ritmi i Rrugës”.

E kush nuk i mban mend këngët dhe djemtë që na ngrohnin zemrat shumë vite më parë.

Mirëpo, duket se ata janë bërë “sërish” bashkë, por jo për t’u rikthyer si grup.

Së fundmi, Memli Krasniqi ka postuar një fotografi të re në Instastory përmes së cilës ka uruar mikun e tij Arbër Recin për ditëlindje.

Imazhi i cili tregon bashkë të dy ish-anëtarët dhe themeluesit e grupit të dikurshëm, ka një urim mbi të.

“Urime ditëlindjen vëlla”, ka shkruar Memli për Arbrin.

Ritmi i Rrugës nuk ekziston më si grup pasi Krasniqi dhe Reci shumë vjet më parë hoqën dorë përfundimisht nga muzika për të vazhduar me profesione të tyre përkatëse.