Justin Bieber ka shqetësuar ndjekësit për shëndetin e tij, pasi të hënën “shpërtheu?” për herë të parë lajmi që Diddy kishte një lidhje të ngushtë me artistin.
Aty janë publikuar video të dyshes duke festuar në kohën kur Bieber ishte 15-vjeç.
Bieber i cili javë më parë u bë baba i një djali nuk e ka komentuar dramën dhe dukej i gëzuar teksa doli për darkë me partneren e tij, por fansat shprehen një “tronditje” për peshën e tij, pasi ai dukej më i dobët.
“Nuk po shoh lumturi”, shkroi një fans.
Një tjetër shkroi: “Ai nuk duket i shëndetshëm dhe kjo më dhemb në zemër”, ishin ndër komentet që u bën në këto postime./Indeksonline/