Web Analytics
BallinaSHOWBIZ“Ç’lidhje ke ti me sportin”? Alesia Bami u përgjigjet komenteve

“Ç’lidhje ke ti me sportin”? Alesia Bami u përgjigjet komenteve

Alesia Bami është një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Moderatorja bukuroshe nuk kalon pa rënë në sy me format e saj të rrumbullakosura, në çdo dalje të saj.

Së fundmi ajo ishte e ftuar në një intervistë në “Më Lër të Flas”, ku ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale.Ajo iu përgjigj kritikave se “nuk ka informacione nga sporti, edhe pse moderon emisione sporti”.

Alesia u shpreh se njohuritë për sportin i ka zgjeruar gjatë eksperiencës, por nuk është analiste, pasi sipas saj “për këtë janë ekspertët e ftuar”.

“Gjithmonë jam akuzuar që nuk kisha njohuri për sportin. Patjetër që nuk kisha njohuri shumë të mëdha sportive, por që me rrugën duke bërë emisione të njëpasnjëshme të Procesit Sportiv, Top Arena, merr eksperiencën dhe njohuritë e përgjithshme. Unë nuk kam dashur asnjëherë të jem analiste sportive apo të analizoj sportin në anën teknike, sepse kemi analistë për këtë punë. Si moderatore e sportit, për të bërë pyetje dhe për të pasur njohuritë e përgjithshme, mendoj se i kam”.

Kujtojmë se prej kohësh tashmë moderatorja Alesia Bani bashkëprezanton emisionin sportiv “Top Arena” me Edi Manushin.

Pas “Big Brother Vip”, modelja Beniada Nishani mori gjithashtu ftesën për në emision.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit