Cllevio futet “LIVE” nga qelia: Jam me ish ministrin shqiptar

Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio Serbiano ndodhet prej disa ditësh pas hekurave pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pas sherrit të bujshëm që pati me Noizyn.

Mirëpo, ditën e djeshme ai ka thyer rregullat dhe brenda qelisë, pasi ka arritur qe të futet live në rrjete sociale.

Videoja, ku Cllevio bisedon me një vajzë po bën xhiron e rrjetit, ku tregon disa vargje të këngës së re që ka krijuar.

Mes të tjerash, ai përmend dhe faktin se ndodhet në të njëjtin burg me ish ministrin Saimir Tahiri.

Më pas, në një postim, ai falenderon shokët e qelisë pasi e kanë pritur si “Personalitet Ganggo”.

Shiko postimin: