Çmime mbi çmime, ja sa po kushton ‘mishi i bardhë’ në Interex

Pas përhapjes së Koronavirusit dhe ndërmarrjes së masave për parandalimin e kësaj pandemie, disa kompani dhe markete në Kosovë e kanë shfrytëzuar situatën emergjente për të ngritur çmimet e produkteve.

Njëjtë ka ndodhur edhe me kompaninë e mishit ‘Apetit’, mishit të së cilës siç shihet nga disa foto të siguruara nga Portali.info, në marketin ‘Interex’ i është vendosur mbi çmimin e vjetër, një çmim i ri më i lartë.

Mishit të bardhë, i cili më herët kishte kushtuar 3.38 euro, i është vendosur çmimi i ri prej 4.29 euro, duke rritur kështu çmimin përreth 0.90 cent.

Kujtojmë se Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur para disa ditëve se deri më tani kanë pranuar mbi 500 raportime për ngritje të çmimeve./Portali.info