Coronavirusi anlon koncertin e Malumës në Shqipëri

S’ka koncert, Maluma nuk vjen në Tiranë!

Janë konfirmuar 2 rastet e para e të prekurve nga koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri del me urdhëra.

Me muaj është paralajmëruar performanca e superkëngëtarit latin Maluma në Shqipëri.

Por, duket se gjithë entuziazmi dhe pritja e madhe duket se do të shkojnë huq.

Kjo pasi të gjitha aktivietet kulturore janë ndaluar nga Ministria e Kulturës, shkaku i dy rasteve të sapopublikuara në Shqipëri që u diagnostifikuan me virusin i cili po prek të gjithë botën.

Në bazë të vendimit të Ministrisë, na lë të kuptojmë që edhe koncerti i planifikuar me 14 mars do të anulohet.

“Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar mbylljen e shkollave, pezullimin e të gjitha aktiviteteve masive publike, përfshi tubimet, konferencat, etj.

Të njëjtin fat pritet të pësojnë dhe të gjitha aktivitetet sportive”, shkruhet në vendim.

Nuk dihet nëse koncerti do të shtyhet apo do të anulohet në tërësi./Gazeta Express