Web Analytics
BallinaCOVID-i sjell kolaps/ Si kurrë më parë, nafta bie nën 0 dollarë...

COVID-i sjell kolaps/ Si kurrë më parë, nafta bie nën 0 dollarë për fuçi, prodhuesit paguajnë për ta hequr

Nafta është aq e lirë sa prodhuesit po u paguajnë rezervave për të hequr fuçitë nga duart e tyre.

Çmimi për një fuçi nafte që është 169 litra, jo vetëm që ka prekur zeron, por ka shkuar në minus.

Pasojat e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi po shkaktojnë kolaps.

Nafta është aq e lirë sa prodhuesit po u paguajnë rezervave për të hequr fuçitë nga duart e tyre.

Çmimi për një fuçi nafte që është 169 litra, jo vetëm që ka prekur zeron, por ka shkuar në minus.

CNN raporton se çmimi ka shkuar në -1.43 dollarë, që do të thotë se prodhuesi paguan për heqjen e fuçive të naftës nga duart në këtë moment.

Që nga viti 1983 nuk ka ndodhur kurrë një situatë e tillë.

Këtë çmim e gjejmë jo vetëm në bursën e Nju Jorkut, por pritet që të pasqyrohet edhe nga e Tokios dhe të tjerave në Europë.

Nga 140 dollarë që ka qenë në maksimum, çmimi ka zbritur deri në 40, por kurrë si sot në minus.

Në Shqipëri ulja deri tani është shumë e vogël, pasi nuk lidhet me ata që blejnë sot, sepse e hedhin në treg pas 2 muajsh, por duhet të kemi parasysh që për një litër në vendin tonë 100-110 lekë janë taksa.

d.ba./r.k./Shqiptarja.com

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit