Cramon: ‘Nuk është mirë kështu Hashim Thaçi. Një lloj grusht shteti në stilin e Kosovës’

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka paralajmëruar fatkeqësi për tërë rajonin, nëse në Kosovë iniciohet mocioni për mosbesimin e qeverisë.

“Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katastrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin”, ka shkruar në “Twitter” Viola von Cramon.

“Një lloj grusht shteti në stilin e Kosovës. Nuk është mirë kështu Hashim Thaçi.”, ka shkruar europarlamentarja gjermane, Raportuese për Kosovën pranë Parlamentit Evropian, znj. Viola von Cramon.

Von Cramon ka qenë edhe udhëheqëse e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës të mërkuren e ka paralajmëruar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, e thirrur pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.