Cristiano Ronaldo ka “Rolexin” më të shtrenjtë në botë

Fama e madhe në futboll e ka shndërruar atë në një njeri shumë të pasur, pasi të ardhurat e tij vjetore janë stratosferike.

Portugezit i pëlqen luksi dhe përderisa i ka mundësitë, e merr gjithmonë me të mira veten e tij.

The Sun ka publikuar së fundmi një fotografi në të cilën Ronaldo shihet duke mbajtur një Rolex GMT, në vlerë prej 371 mijë funtesh.

Kjo është e përbërë nga ari i bardhë 18 karatësh dhe është e zbukuruar me 30 diamante të bardha.

Ora në dorën e tij është “Rolexi” më i shtrenjtë në botë dhe nuk ka më lart se ajo.

Ronaldo orën ka mbajtur në dorë edhe në Dubai, në ceremoninë ‘Globe Soccer Awards’.

Vlen të përmendet gjithashtu se Ronaldo është i apasionuar edhe pas veturave të shtrenjta, ku koleksionet nuk mungojnë në shtëpinë e tij.