Dafina Dauti dhe burri i saj Tafil Kurtishi kanë publikuar këngën “Mos u largo” në versionin e tyre.

Kënga është punuar me videoklip.

Çifti i njohur e kanë publikuar këngën e tyre të përbashkët.

Sot me rastin e ditëlindjes së Tafil Kurtishit, bashkëshortja e tij Dafina Dauti i ka bërë urimin më të veçantë.

Por, befasia nuk mbaron me kaq.

Sonte si dhuratë, Dafina në Youtube ka hedhur këngën e re në bashkëpunim me Tafilin që quhet “Mos u largo”.

Në fakt, bëhet fjalë për ripërpunimin e këngës së Bujar Qamilit.

“Mos u largo” u finalizua edhe me klip nga XL Films dhe dyshja e kanë interpretuar në formën më të mirë.