Dafina s’po ndalet, ja çfarë poza të reja sjellë

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri të enjten e kësaj jave solli videoklipin e ri të titulluar “Million $”.

Kënga, e cila u komentua në masë të madhe para lansimit, u prit mjaft mirë nga publiku dhe admiruesit e muzikës së saj.

Ndonëse kanë kaluar vetëm pak ditë, ky projekt tashmë në YouTube ka grumbulluar mbi një milion klikime.

Artistja shqiptare së fundmi në rrjetet sociale solli disa imazhe të reja të realizuara gjatë klipit të ri.

Ajo shfaqet e mrekullueshme me një veshje atraktive, ndërsa në fotografinë tjetër të ndarë ka marrë një pozë tërheqëse nga makina.

“Shpresoj që të gjithë po e shijoni Million $”, ka qenë mbishkrimi krahas fotografive.

Lidhur me këtë këngë, Dafina bëri kuriozë fansat e shtypin rozë pasi u shfaq si ‘nuse’ e me veshje tradicionale, megjithëse gjithçka ishte bërë për klipin e ri.