Dafina Zeqiri me veshje të njëjt, në dy klipe të ndryshme

Dafina Zeqiri, ka publikuar së fundmi klipin e saj më të ri  në bashkëpunim me reperin Ron.

Kënga është pjesë e albumit të saj më të fundit, “Dafinë Moj”, gjersa edhe klipi është pritur mirë nga fansat, kjo edhe për faktin se protagoniste në të është bukuroshja Arta Nitaj.

Dafina e cila shquhet për stilin dhe paraqitjet e saj skenike, nuk kishte se si të mungonte me një dukje tejet tërheqëse dhe të detajuar edhe në klipin e radhës fansave me sy të mbrehtë nuk iu iki një detaj shumë interesant i klipit, në të cilin Dafina mesa duket është shfaqur me një veshje të shumë viteve më parë.

Bëhet fjalë për fustanin e zi me viza të argjendta, me të cilin dikur këngëtarja Zeqiri ishte shfaqur në klipin e para nëntë viteve, “Supernova”.