Dafina Zeqiri në setin e ri fotografik shfaqet më sensitive se kurrë

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është ndër më të pëlqyerat për stilin e veshjes e të jetesës.

Ajo në rrjete sociale mban të azhurnuar fansat e saj, të cilët që në paraqitjen e saj të parë e kanë përkrahur vazhdimisht.

Së fundmi, në një postim në Instagram ajo ka ndarë imazhe tejet provokative, ku po duket mahnitëse.

Ajo shfaqet unike në setin e ri fotografik, ndërsa këtë herë zgjodhi një fustan të thjeshtë për të treguar linjat.

Kujtojmë se, Dafina ka nisur punën prej muajsh për albumin e ri “Dafinë moj”, i cili duket se do të lansohet ditëve në vijim.