Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, këto ditë u raportua se ka prishur raportet me menaxhmentin e saj, kryesisht Pëllumb Çitakun.
Ndonëse kanë bashkëpunuar për një periudhë të gjatë, duket se tashmë rrugët mes tyre janë ndarë.
Lajmi është bërë edhe më i zëshëm pas largimit të menaxherit nga lista e ndjekësve të artistës, gjë që konfirmon spekulimet mbi këtë ndarje.
Pavarësisht bujës së këtij lajmi, Dafina ka zgjedhur të reagojë në një mënyrë të qetë dhe pozitive.
Ajo ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku thekson se po e kalon këtë periudhë me mendime të qarta dhe një jetë të qetë.
Dafina ka mbështetur një shkrim të MTV Kosova, duke theksuar se “E vërteta për Dafina Zeqirin: As krizë, as kaos! Vetëm vendime të menduara dhe jetë e qetë”. Kjo tregon një qasje të pjekur nga ana e saj, duke u përqëndruar në jetën personale dhe zhvillimet e saj artistike.
Ndërsa ndarja nga menaxheri mund të duket si një moment negativ, Dafina është në një periudhë të bukur të jetës së saj, pasi ajo është në muajt e fundit të shtatzënisë, duke pritur një djalë. Kjo ka sjellë një ndryshim të madh në jetën e saj, i cili ka ndikuar në prioritetet dhe vendimet e saj.