Dafina Zeqiri shfaqet atraktive me pozat në bikini

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri së fundmi ka publikuar disa fotografi në të cilat duket tejet atraktive.

E veshur me bikini ajo po kalon një kohë të mirë duke marrë rreze dielli, komentet pozitive nuk kanë munguar nga ana e ndjekësve të saj.

Këngëtarja është mjaft aktive në skenën muzikore, ajo vazhdimisht sjell projekte të reja muzikore, ndërsa së fundmi Dafina po shijon suksesin e këngës “Luje Belin” në bashkëpunim me artisten Kida.

Kënga është pritur mjaft mirë dhe ka grumbulluar me mijëra klikime.