Dafina Zeqiri shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore

Këngëtarja Dafina Zeqiri i është nënshtruar një operacioni në gju një vit më parë, për shkak të një dëmtimi në ligamente.

Ajo lajmëroi asokohe përmes rrjeteve sociale se ka kryer operacionin ALC që njihet si rindërtimi i ligamentit kryq të përparmë.

Por me sa duket këngëtarja na nisur të ketë përsëri probleme me gjurin e saj të djathë, duke shqetësuar fansat me postimet e fundit.

Dafina publikoi në Instastory një foto të gjuri të saj, të mbështjellë me një ku shkruan: “Rikthehemi përsëri”- duke treguar edhe gishtin e mesit.

Në një tjetër story të publikuar, ajo tregoi se po merr edhe kujdesin e duhur në shoqërinë e familjarëve të saj.

Ky postim erdhi pas ditëlindjes së artistes, e cila ka festuar 33-vjetorin gjatë fundjavës.

Këngëtarja është surprizuar nga partneri i saj me një festë private në Londër, në një nga restorantet më të njohura ku dhe nuk i kanë kursyer pozat nga darka intime.

Dafina dhe DJ Geek, emri i vërtetë i të cilit është Genc Halimi, prej vitesh po jetojnë një lidhje të konsoliduar teksa janë gjithashtu edhe bashkëpunëtorë të mirë në muzikë.

Së fundmi është raportuar se Dafina dhe Dj Geek kanë ndryshuar statusin e tyre, duke celebruar dashurinë e tyre.

Ndonëse nuk ka pasur një ceremoni, burimet bëjnë me dije se gjithçka është mbajtur sekret për të gjithë, duke preferuar që lajmin ta ndajnë vetëm me të afërmit e tyre.

shiko foton dhe videon: