Web Analytics
BallinaSHOWBIZDalin pamjet! Bora Zemani puth Donaldin në emision

Dalin pamjet! Bora Zemani puth Donaldin në emision

Megjithëse në promon e emisionit “Më Lër të Flas”, ku e ftuar këtë të shtunë është Bora Zemani, nuk kishte pamje konkrete të një puthjeje mes moderatores dhe Donaldit, së fundmi në rrjet po qarkullon një video nga prapaskena.

Në video duken Bora dhe Donaldi në skenë, ku rikriojnë momentin e takimit të tyre në “Big Brother Vip.”

Teksa Bora imiton veprimet e Donaldit, duke i gjuajtur me shpulla këtij të fundit, ajo i jep edhe një puthje aktorit…

Megjithatë Bora e puth në ballë Donaldin, dhe mbetet për t’u parë nëse gjatë emisionit do të ketë një tjetër puthje në buzë të çiftit.

Kujtojmë se Bora Zemani është e ftuara e binjakëve Veshaj në hapjen e sezonit të ri të “Më Lër të Flas.”

Faqja zyrtare e emisioni publikoi disa fragmente të shkurtara të emisionit që do të transmetohet më 1 tetor.

Në promon e emisionit, Donaldi flet për lidhjen me Bora Zemanin duke shprehur: “Më shumë ziheshim sesa loznim, më shumë ziheshim se sa flisnim., Nuk thonim një fjalë të mirë”, shoqëruar me disa pamje të çiftit.

Më tej Romeo iu drejton atyre pyetjet që ndoshta i kishin të gjithë: “A je penduar që e ke takuar në BBV? Po si e rregulluat raportin?”.

Në video Donaldi shprehet: “Po unë i shkrujata dhe mesazhi i parë kush ka qenë?”, më pas gjithçka vijon me një moment kur Bora bën një tatuazh në dorën e Donaldit, dhe më pas çifti rikrijojnë puthjen e famshme të BBV.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit