Dalin pamjet kur Xhelal Sveçla goditet në lokal

Rreth orës 16:00, në njërën prej lokaleve te “Kafet e Vogla” në Prishtinë, është goditur fizikisht zv/ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla kishte qenë i pranishëm gjatë një kon.flikti, ku një person i moshës së rritur tenton që të godas një fëmijë të vogël, që ishte duke kërkuar para.

Personi që po godiste voglushin, siç shihet në pamjet e publikuara e godet në kokë Sveçlën.

Ndryshe, VV-ja ka mohuar se Sveçla është goditur.

“Ka qenë i pranishëm kur ka ndodhë konflikti në mes të një të rrituri dhe një lypsari që atë moment ka qenë duke kërku para, një person ka provuar që të sul.mojë të miturin dhe z.Sveçla ka reaguar duke e thirrur policinë”, ka thënë për Express, zëdhënësi i LV-së Arlind Manxhuka.

Shiko Videon: