Dalin rezultatet e testit për koronavirus të Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka testuar negativisht për koronavirusin pas kryerjes së një testi për infektim.

“Rezultati i testit të sotëm ka dalur negativ dhe testimet e mëtutjeshme do të bëhen gjatë ditëve të ardhshme,” i tha një zëdhënës i Kancelarisë CNN.

Të dielën, një zëdhënës për Merkel tha që kancelarja do të vetë-karantinohet pasi ra në kontakt me një doktor që rezultoi pozitiv.

Tutje, zëdhdënësi bëri me dije se asaj do i bëhen teste të vazhdueshme. /Lajmi.net/