Dalin testet, nënpresidenti amerikan s’është i infektuar me koronavirus

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, ka dalë negativ në testet për koronavirus, bëri të ditur një zëdhënëse e tij të shtunën.

“Ju raportojmë me kënaqësi se rezultatet e testimit për koronavirus kanë dalë negative për nënpresidentin Mike Pence dhe bashkëshorten e tij, Karen Pence”, shkroi në Twitter zëdhënësja Katie Piller.

Pence deklaroi më herët të shtunën se do të testohej për virusin Covid-19 pasi një pjesëtar i stafit të tij doli pozitiv për këtë sëmundje në orët e vona të së premtes.

Ai nuk ka qenë në Shtëpinë e Bardhë që nga dita e hënë. As presidenti as unë nuk kemi pasur kontakte me atë pjesëtar të stafit”, tha Pence gjatë një konference për gazetarë para testimit.

Të shtunën e kaluar, këtij testi iu nënshtrua edhe presidenti amerikan, Donald Trump dhe doli të jetë negativ, shkruan “Anadolu”.

Sipas Universitetit “Johns Hopkins”, mbi 304 persona në mbarë botën tashmë janë infektuar me koronavirus, kurse mbi 25 mijë prej tyre janë në Shtetet e Bashkuara.

Nga virusi në këtë shtet kanë vdekur 307 njerëz.