Web Analytics

Dani na preku të gjithëve me dedikimin për bashkëshorten e ndjerë!

Botuar nga: InfoKosova

Ramadan Krasniqi-Dani është nga këngëtarët më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare.

Artisti i njohur nga Peja, vite më parë ka përjetuar një dhimbje të madhe duke humbur gjysmën e tij, bashkëshorten Eminen.

E sot, e ndjera do të festonte ditëlindjen e saj të 57-të. Në këtë ditë të vështirë për të ai ka bërë një dedikim prekës për bashkëshorten e ndjerë.

“Sot do t’i mbushje 57 vjet! Gjithmonë në zemrat tona dhe faleminderit për çdo gjë që bëre për mua dhe fëmijët”, ka shkruar Dani krahas një fotografie ku shihen të lumtur krah njëri-tjetrit.

Shiko foton:

Të FUNDIT