“Dashuri”, Arilena e lidhur me Popin, por bën urimin romantik për Mumajesin

E mbani mend periudhën kur Arilena Ara përflitej se ishte në një lidhje me Flor Mumajesin?!

Jo më kot ua kujtuam (nëse e kishit harruar) sepse… do e zbuloni në vazhdim të artikullit.

Arielena Ara pasi u përfol për një kohë të gjatë se është në një lidhje me Flor Mumajesin, pranoi lidhjen me menaxherin e saj, Popi Kola.

Lexo edhe: Zaimina shkëlqen në dasmën e Bleros dhe Afronës, i “çmend” dasmorët me fustanin e saj.

Por një postim i fundit i ka habitur të gjithë. Ndërkohë që Flori Mumajesi sot feston 38-vjetorin e lindjes, Arilena Ara që është në një lidhje me Popi Kolën ka bërë një urim romantik për Florin, “gëzuar ditëlindjen dashuri”, shkruan ajo në një foto të postuar në “InstaStory”.

Nuk e dimë nëse është rastësi, por të njejtin urim me të njejtët fjalë ka bërë dhe Flori për Arielën në ditëlindjen e kësaj të fundit.

Po me Popi Kolën ç’ndodhi?